Pasi mbaroi mbledhjen me vartësit policia i ‘pushtoi’ zyrën, detaje nga arrestimi i kryebashkiakut

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i kryebashikakut të Lushnjës, Fatos Tushe, i cili dyshohet se ka kryer veprën e korrupsionit.

Mesohet se aktualisht në zyrën e Tushes janë rreth 30 policë që ushtrojnë kontrollet e tyre.

Mësohet se ata po verifikojnë dokumentet, ndërkohë që Tushe po merret në pyetje në komisariat. Po ashtu bëhet e ditur se Tushe ka zhvilluar mëngjesin e sotëm një mbledhje me vartësit e tij dhe sapo ka përfunduar ky takim, në zyrë ka mbarritur policia.