Merkel 'merr kthesë 180 gradë', u thotë ‘po’ britanikëve që duan të udhëtojnë në Gjermani

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë kthesë 180 gradë në lidhje me britanikët që duan të vizitojnë Gjermaninë.

Sipas Daily Mail të gjithë britanikët e vaksinuar plotësisht mund të vizitojnë Gjermaninë pa qënë nevoja të karantinohen.

 Sipas një deklarate nga Instituti Gjerman  Robert Koch , qeveria e Berlinit po u jep dritën jeshile udhëtarëve britanikë të  vaksinuar të kalojnë kufirin pa pasur nevojë të hyjnë në vetë-izolim.

Përveç kësaj, qeveria e Berlinit ka vendosur të heqë nga lista e vendeve të rrezikshme vendet si  India, Portugalia, Rusia, India dhe Nepali.

Pas vizitës së saj zyrtare në Londër të premten e kaluar, Kancelarja gjermane Angela Merkel po ndryshon kurs ndërsa po përpiqej të frenonte valën e ardhjeve të turistëve britanikë në BE duke u përpjekur të bindte udhëheqësit e tjerë evropianë të ndjekin shembullin e saj.

Sipas medias britanik, plani i Merkel nuk u mbështet nga disa vende të Evropës Jugore, të tilla si Greqia, Portugalia dhe Spanja, të cilat varen shumë nga turizmi britanik.

Merkel gjithashtu tha në Londër se 11 vende do të mbeten në listën e Gjermanisë të "vendeve të mutacionit të virusit" , duke përfshirë Botsvana, Brazil, Malavi, Mozambik, Namibia, Zambia, Zimbabve, Afrika e Jugut dhe Uruguaj.

Njoftime nga Instituti Robert Koch

Instituti Epidemiologjik i Robert Koch njoftoi dje se Britania, Portugalia, Rusia, India dhe Nepali do të hiqen nga kategoria me rrezik të lartë .

Në veçanti, këto vende do kalojnë nga sot nga kategoria e rrezikut më të lartë të vendit, në kategorinë e dytë më të lartë të "zonave me incidencë të lartë".

Sidoqoftë, zyrtarët gjermanë nxituan të tregojnë se listat do të rishikohen nëse numri i rasteve të shkaktuara nga mutacioni Delta do të rritet në Gjermani.