Operacion i madh i SPAK, ndalohet kryetari i Bashkisë së Lushnjes

SPAK ka ndërmarrë sot një operacion anti-korrupsion në Lushnje.

Raportohet se janë disa të arrestuar, ndërkaq është ndaluar edhe kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe.

Perveç Tushes janë arrestuar dhe disa persona të tjerë, ndërsa në vijim pritet të kemi dhe detaje në lidhje me këtë operacion.

Mësohet se efektivët e policisë dhe të Forcës së Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle në zyrat e Kadastrës dhe të Ndërmarrjes së Pasurive Publike.

Ky operacion vjen pas një hetimi disamujor. Është një operacion që vijon jo vetëm në Lushnje, por do të shtrihet në disa qytete.