Ish - Zv.kancelari austriak Strache përballet me një gjyq korrupsioni

Ish Zv.kancelar i Austrisë përballet me fillimin e një gjykimi për korrupsioni të martën, dy vjet pasi shpërtheu lajmi i të ashtuquajturit skandal nëIbiza.

Heinz-Christian Strache, ish-lideri i Partisë së Lirisë Austriake të së djathtës ekstreme (FPO), u kap nga një operacion në vitin 2017 ndërsa ishte me pushime në Ibiza në 2017.

Përpara zgjedhjeve parlamentare, ai kishte një takim të dehurish me një grua që paraqitej si mbesa e pasur e një oligarku rus që dëshironte të investonte në Austri.

Strache i propozoi të ndihmojë financimin e fushatës së tij -në këmbim të premtimit për t’i dhënë  tenderë publik nëse do të hynte në qeveri.

Ai gjithashtu i kërkoi asaj të merrte një hapësirë në tabloidin më të lexuar të vendit, Kronen Zeitung, në mënyrë që të ndryshonte linjën e saj editoriale në avantazhin e tij - një praktikë që ai tha se udhëheqësi Viktor Orban kishte futur në Hungarinë fqinje.

"Nëse ajo merr Kronen Zeitung tre javë para zgjedhjeve dhe na çon në vendin e parë, atëherë ne mund të flasim për gjithçka," tha Strache për gruan sipas regjistrimeve të videos kurth.