", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/06/auto_b_2107051101625558296.webp", "width": 800, "height": 533 } }

Si rrallëherë, Julia Roberts ndan foton me burrin e saj në 19 vjetorin e martesës

Julia Roberts postoi një selfie të përbashkët me burrin e saj, Danny Modera, në profilin e saj në Instagram për të shënuar 19 vjetorin e martesës. 

Postimi befasoi adhuruesit e aktores pasi ajo deri më tani rrallë ka shpërndarë foto nga jeta e saj private, veçanërisht burrin e  saj.

Çifti u martua në fermën e saj në Taos, New Mexico, më 4 korrik 2002, pasi u takua në sheshin e filmit të vitit 2001 "Meksikan", në të cilin Moder ishte kameraman.

Ata janë prindër të binjakëve gjashtëmbëdhjetë vjeç, Hazel dhe Phinnaeus, si dhe djali i tyre Henry, i cili është 14 vjeç.

Të Dielën, Roberts festoi jo vetëm Ditën e Pavarësisë së SHBA, por edhe gati dy dekada martesë, duke postuar një foto të saj dhe burrit duke pozuar të përqafuar në plazh.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Julia Roberts (@juliaroberts)