Brazili mposht Perunë dhe prek finalen në ‘Copa America’

Brazili është finalisti i parë në “Copa America”.

Dhe tani do të sfidojë njërin mes Argjentinës dhe Kolumbisë, me mundësinë reale të një “Superclásico” shumë të mirëpritur në 14 vitet e fundit, pas herës së fundit (2007, përfundoi 3-0 për Seleçao).

Brazil ia doli të fitojë me rezultat minimal 1 – 0, edhe pse dominoi në të gjitha aspektet përballjen ndaj Perusë.

Ishte goli i Lucas Paqueta që vulosi fitoren pas një asistimi të bukur të Neymar (35′). Edhe Peru gjithashtu provoi të gjejë golin, ishin të pasuksesshëm.

Ndërkohë, sot në mesnatë luhet përballja tjetër gjysmëfinale mes Argjentinës dhe Kolumbisë.