VIDEO/ Vrau me thikë gruan e tij brenda makinës, arrestohet në ambientet e spitalit autori

Policia ka arrestuar në ambientet e spitalit 51-vjeçarin Artan Ismalaja, i cili qëlloi me thikë për vdekje gruan e tij Klarita Ismalaja, brenda makinës, në zonën e Bubqit.

Masa e arrestit atij i është komunikuar në ambientet e spitalit, ku mbahet i shtruar, pasi tentoi të vriste edhe veten pasi i mori jetën bashkëshortes së tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. I., 51 vjeç, banues në Tiranë, (në ambientet e spitalit), pasi ditën e djeshme, në Bubq, Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., e cila ndërroi jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.