Itali – Spanjë, sot prihet ‘bileta’ për finalen e Kampionatit Europian

Sot në orën 21:00, Italia do të përballet me Spanjën në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.

Dy Kombëtaret duan vetëm fitore në mënyrë që të kualifikohen në finalen e madhe. Duke marrë parasysh formën e mirë të dyjave, atëherë është thuajse e pamundur të dihet se kush është favoriti.

Ndeshja do tëzhvillohet në “Ëembley”, ndërsa në finale, fituesi i këtij takimi do përballet me fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Danimarkës – Anglisë.