Triller në Rusi: Zhduket avioni me 28 persona në bord

Ankth në Rusi për 28 pasagjerët e një avioni rus AN-26, gjurmët e të cilit humbën në Gadishullin Kamchatka të Lindjes së Largët Ruse.

Një burimi nga agjencia TASS tregoi se avioni humbi çdo komunikim me qendrën e kontrollit ajror ndërsa përpiqej të ulej.

Sipas agjencisë ruse Sputnik duke cituar informacione nga Ministria e Situatave të Emergjencës, shkroi se në bord ndodheshin 28 persona (22 pasagjerë, përfshirë një fëmijë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit).