FOTO/ Vllaznia publikon listën e lojtarëve për ndeshjen e Konference League

Vllaznia do të përballet ditën e enjte në transfertë me Shiroki Brijeg, në sfidën e parë të vlefshme për Ligën e Konferencës.

Klubi shkodran ka bërë publike ditën e sotme edhe listën e futbollistëve që do të jenë në dispozicion për sfidën e raundit të parë.

Kontingjenti i kuqebluve duket i limituar, kryesisht në repartin difensiv dhe atë të mesfushës.

Në këtë listë nuk bën pjesë futbollisti brazilian i zyrtarizuar së fundmi, Uellinton Gustave, teksa të gjithë sytë janë nga Liridon Latifi, i cili me shumë gjasa do të startojë si titullar.