Enis Gavazaj rikthehet në Superiore, firmos me Dinamon

Enis Gavazaj rikthehet në Kategorinë Superiore, këtë herë për të veshur fanellën e Dinamos së sapo ngjitur në Kategorinë Superiore.

Futbollisti 26-vjeçar nga Zhuri i Prizrenit ka qenë pjesë e Prishtinës në Ipko Superligën e Kosovës sezonin e fundit dhe tani duket se është gati të rikthehet në Superiore, këtë herë për të ndihmuar Dinamon, të bëjë një paraqitje sa më dinjitoze.

Gavazaj ka luajtur më herët për skuadrën e Skënderbeut, ku ka bërë mjaft mirë në kampionat e Europë, ndonëse 2-3 sezonet e fundit karriera nuk i ka shkuar si duhet.

Dinamo siguroi rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, pas shumë vitesh endjeje nëpër ligat e ulëta, teksa tashmë nën drejtimin e presidentit Ardian Bardhi, ka plane vërtetë ambicioze për t’u përfaqësuar denjësisht edhe në Kategorinë Superiore.