VIDEO/ Shtimi i rasteve të djegjeve, kirurgu: Mbi 40% e kanë domosdoshmëri shtrimin. Ja si duhet të veprojmë

Kirurgu i djegieve plastike Nardi Kola ngre shqetësimin se kohët e fundit janë shtuar rastete e djegieve si pasojë e zjarreve dhe shpërthimeve.

Në intervistën e tij për Syri TV, mjeku Këshillon qytetarët se si duhet të veprojnë raste në të tilla.

Gjithashtu shpërthimet e bombulave të gazit janë shtuar gjatë ditëve të  fundit duke u kthyer në shqetësim serioz për jetën e qytetarëve.

Kirurgu i djegieve plastike në QSUT Nardi Kola është shprehur se djegiet mbi 40% e kanë domosdoshmëri shtrimin.

Mjeku këshillon se në rast djegiesh shpërlarja me ujë të pastër  e ndihmon të ulë temperaturën e përftuar si pasojë e  djegies.

Ujë kthehet në armik kryesor nëse është i ndotur. Mjeku kirurg  sqaron se përvec djegieve në lëkurë egziston mundësia e dëmtimit edhe e sistemit respirator pas deportimit të gazrave helmues dhe dioksidit të karbonit që lëshon tymi.

Djegiet si pasojë e lëndëve plasëse në biznese dhe banesa është kthyer në shqetësim, duke marrë dhe vëmendjen mediatike gjatë  këtyre ditëve të fundit ku nëna me 3 fëmijë ngeli e plagosur rëndë në një hotel në Velipojë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.