Tirana nis përgatitjet për sezonin e ri, zhvillon seancën e parë në ‘Selman Stërmasi’

Ndonëse starti i kampionatit është ende më tepër se dy muaj larg, Tirana ka nisur që tani përgatitjet për sezonin e ri 2021-2022.

Lajmin e ka dhënë vetë klubi bardheblu, që njofton se një pjesë e grupit janë vënë në dispozicion të trajnerit Orges Shehi, për seancën e parë në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Natyrisht që grupi i futbollistëve nuk është ende i plotë, pasi disa nga futbollistët vijojnë të jenë me pushime, ndërsa klubi vazhdon punën për të përforcuar edhe më shumë grupin në dispozicion të trajnerit Orges Shehi.

Bardheblutë do të stërviten për disa ditë në kryeqytet, ndërsa ende nuk është bërë i ditur vendi ku do të kryejnë fazën përgatitore intensive, para se të rikthehen për të nisur kampionatin.