", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/July/05/auto_090419086-347c5c31-d677-4ae6-a57c-7b7d431c4ce81625506408.jpg", "width": 900, "height": 648 } }

Victoria dhe David Beckham festojnë 22 vjetorin e martesës, të dashuruar si në ditën e parë

Plot 22 vite me njëri-tjetrin, por asgjë s’ka ndryshuar për David dhe Victoria Beckham.

Dyshja e ruan mjaft mirë formën e dikurshme, e për këtë, cilësohet si një nga çiftet më të pëlqyer nga yjet botërore.

 

Këtë ditë të veçantë, David dhe Vicotria e kanë uruar me dy postime tepër të veçanta në rrjetet e tyre sociale.

Victoria ka publikuar një video me momentet më të bukura të çiftit ndër vite, e në fund, shfaqen duke kërcyer në festën e madhe të ditëlindjes së djalit të tyre.

 

Me postimet e herë pas hershme që bëjnë, David dhe Victoria, rikonfirmojnë se lidhja e tyre është tepër e fuqishme.

Ata u martuan më 4 korrik të vitit 1999.

 

David asokohe ishte një lojtar mjaft i njohur në Angli, por jo vetëm, e Victoria një këngëtare profesioniste.

Në fillim u mendua se mes tyre kishte vetëm një flirt, por shpejt u kthye në një lidhje të fortë, që sot, ka prodhuar 4 fëmijë dhe një jetë të mbushur plot lumturi.

View this post on Instagram

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)