Zgjedhja e Krasniqit në krye të PDK, Muhaxheri: Person me kredibilitet! Ka lënë gjurmë me veprimet e tij

I ftuar në hapsirën Intervista e Ditës në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, analisti politik Arton Muhaxheri, në një lidhje me skype ka komentuar zgjedhjen e Memli Krasniqit në krye të PDK.

Konventa e PDK erdhi pas një rezultati jo të mirë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku PDK u radhit si forca e dytë në vend, me një rënie të votave në krahasim me zgjedhjet e 2019. Zgjedhja e kryetarit të ri është një refleksion i duhur në momentin e duhur. Vendimi për ta çuar PDK-në në konventë ishte zgjedhja e duhur. Zgjedhja e kryetarit të ri po trajtohet në dy mendime të ndryshme por kryesisht mendimet pozitive janë ato që dominojnë opinionin e përgjithshëm. PDK ka bërë mirë që ka zgjedhur Memlin Krasniqi si kryetarë të saj. Një person me kredibilitet në vend, i cili ka qënë kryetari i Forumit Rinor të PDK e cila nuk është udhëhequr më mirë sesa kur e ka drejtuar Memli Krasniqi. Ka udhëhequr Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit duke lënë gjurmë me veprimet e tij në dobi të sportit dhe kulturës. Pastaj ka qënë në Ministrinë e Bujqësisë, ku asnjëherë bujqit nuk kanë pasur subvencione më shumë se në kohën e tij. Është një ngërthim i disa elementëve që kanë çuar në këtë personalitet.