Marine Le Pen rizgjidhet në krye të partisë së ekstremit të djathtë në Francë edhe pse humbi zgjedhjet lokale

Marine Le Pen rizgjidhet në krye të partisë franceze të ekstremit të djathtë, Rassemblement National. Le Pen ishte e vetmja kandidate në garë. Pas zhgënjimeve të fundit në zgjedhjet rajonale, ajo shpreson të rikthejë entuziazmin përpara zgjedhjeve presidenciale që zhvillohen vitin e ardhshëm.

Dy ditë më parë, partitë e djathta ekstreme evropiane ranë dakord të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët që synon reformimin e Europës.

Nënshkruesit e saj janë Matteo Salvini, Viktor Orban si dhe Marine Le Pen. Le Pen pretendon se BE po bëhej gjithnjë e më shumë mjet i forcave radikale, që do të shkatërronte traditat europiane dhe parimet morale.