Izolohet Dukesha e Kembrixhit, ishte në kontakt me një të infektuar me COVID-19

Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton ndodhet në karantinë që prej javës së kaluar, pasi ajo kishte qënë në kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

''Dukesha e Kembrixhit nuk po tregon asnjë simptomë. Ajo po ndjek udhëzimet e qeverisë dhe është izoluar në shtëpinë e saj’’ është shprehur  Pallati Mbretëror në një deklaratë.

Si rezultat i kësaj Dukesha ka anuluar të gjtiha takimet e saja.  

Kujtojmë që numri i rasteve të infektuar me COVID-19 po rriten dita, ditës në Angli për shkak të variantit Delta ose siç njihet ndryshe varianti indian, megjithëse kryeministri Boris Johson do të njoftojë fundin e kufizimeve nga 19 korriku siaps mediave britanike.