Çifti i famshëm martohet në fshehtësi pas gjashtë vitesh lidhje

Blake Shelton dhe Gwen Stefani ishin të lidhur bashkë prej gjashtë vitesh. 

Romanca mes çiftit  ka lindur pak kohë pasi Blake firmosi divorcin nga gruaja e tij, dhe takimi i tyre i parë u zhvillua në xhirimiet e "The Voice US".

Mirëpo, fundjavën që lamë pas dyshja i dha fund beqarisë duke e kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë.

Ata janë martuar në fshehtësi të plotë në fermën “Blake” në Oklahoma.

“Page Six” ka siguruar disa foto në të cilat shihen të ftuarit në dasmë, ambjenti dhe dhuratat e çiftit.

Ende, ata të dy, nuk kanë postuar asnjë foto të ceremonisë në rrjetet sociale.