VIDEO/ Projekti për rrugën, banorët e Gjorgozit nuk lejojnë punimet: S’na dëmshpërblyen

Banorët e Gjorgozit në Fier kanë dalë kundër projektit të bashkisë për shtrimin e rrugës dhe rindërtimin e urës, e cila u shemb disa vite më parë dhe që në atë kohë përdorej një urë provizore e ndërtuar nga ushtria.

Shkak për këtë kundërshtim është bërë mosmarrja e dëmshpërblimit për urën e ndërtuar nga ushtria. Banorët shpjegojnë se në atë kohë, ushtria hapi rrugë të re dhe ndërtoi urën në toka bujqësore.

Për këtë, banorët u shpronësuan, por nuk morën asnjë dëmshpërblim. Tashmë, që bashkia ka projektin e shtrimit të rrugës, ata thonë se kjo shkakton sërish të mbjellat e tyre dhe nuk do të lejojnë punimet pa marrë dëmshpërblimin.