Gjendje emergjente: 4 milionë njerëz pa ujë në kryeqytetin e Kilit

Stuhitë dhe rrëshqitjet e tokës në Kili kanë kontaminuar një lumë që furnizon zonen duke detyruar autoritetet të presin furnizimin me ujë të pijshëm për katër milionë njerëz në kryeqytetin e Santiagos.

Zyrtarët thanë se furnizimi me ujë nga lumi Maipo është prerë në pjesën më të madhe të qytetit.

Njerëzit janë pajisur me dhjetëra shishe uji dhe autoritetet urdhëruan mbylljen e restoranteve dhe bizneseve.

Zyrtarët shtynë edhe fillimin e afatit shkollor të hënën, raporton “BBC”.