Camila Cabello dhe Shawn Mendes festojnë dy vjetorin e lidhjes

Camila dhe Shawn janë një ndër çiftet më të përfolur të showbzit botëror.

Dyshja, para disa ditësh nisën pushimet verore në ishujt e bukur të Karaibeve dhe që atje, nuk kanë munguar fotografitë e  shumta që kanë ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ata shfaqeshin shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe sot kanë treguar se po festojnë dy vjetorin e lidhjes duke na ëmbëlsuar ditën me deklaratat e këndshme të dashurisë.

"Gëzuar përvjetorin zemër", shkroi Shawn me një imazh që ndau me ndjekësit në Instagram.

Ndërsa Camila publikoi një tjetër fotografi me partnerin e saj dhe shkroi :”Urime përvjetorin Koko, më shumë dashuri, miqësi e lumturi”.