Patrick Viera bëhet trajner i klubit të Premier League

Crystal Palace gjen pasuesin e Roy Hodgson, i cili vendosi të tërhiqet si trajner në fund të sezonit të kaluar.

Skuadra londineze ka rikthyer në Premier League një emër të madh të këtij kampionati, i cili ka shkëlqyer si futbollist me një tjetër klub londinez pikërisht me Arsenalin.

Bëhet fjalë për Patrick Viera, ish-mesfushorin e kombëtares franceze, i cili është emëruar zyrtarisht trajneri i ri i Crystal Palace me të cilët ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Viera ka firmosur për 3 sezone dhe është shfaqur shumë i lumtur për këtë detyrë të re duke deklaruar: “Jam shumë i lumtur që më jepet kjo mundësi të rikthehet në Premier League dhe të drejtoj një ekip të mrekullueshëm. Po fillojmë së bashku një kapitull të ri.

Projekti është tërheqës për mua, sikurse edhe ambiciet dhe planet e drejtuesve për klubin dhe akademinë në veçanti. Shpresojmë të bëjmë përmirësime të mëtejshme dhe ta çojmë Crystal Palace përpara”, ka thënë mes të tjerash Vieira.