Ben Affleck dhe Jennifer Lopez nuk rrinë më dot larg njëri-tjetrit, fotografohen bashkë

Fotot tregojnë Ben Affleck dhe Jennifer Lopez duke u përqafuar ndërsa shëtisnin të Shtunën në Long Island, me krahët e tyre të mbështjellë rreth njëri-tjetrit dhe në disa raste, as edhe një centimetër mes tyre.

Affleck, 48 vjeç, ishte veshur me një bluzë të ngushtë të bardhë, ndërsa Lopez, kishte flokët ulur dhe ishte veshur me ngjyrë bezhë.

Të dy kishin veshur atlete sportive.

Ecja në New York vjen pasi zogjtë e dashuruar u panë në parkun e Kalifornisë me binjakët e Lopez, Max dhe Emme, 13 vjeç dhe djalin e Affleck, Samuel, 9 vjeç.