Çifti i aktorëve të famshëm kapen mat duke shkëmbyer puthje pasionante

Zendaya dhe Tom Holland, janë fotografuar të enjten duke u puthur në makinën e aktorit, duke konfirmuar kështu zërat se janë në një lidhje.

Ata u panë në Los Anxhelos, ku thuhet se jeton nëna e Zendaya-s, Claire Stoermer.

Stoermer ishte fotografuar duke dalë nga një rezidencë me dyshen e famshme të njëjtën ditë, kështu që ndoshta gjërat po bëhen serioze nëse Holland tashmë është prezantuar me familjen e Zendaya-s, shkruan “Page Six”.

Thashethemet se çifti, i emëruar nga fansat si “Tomdaya”, janë bashkë qarkullojnë për vite me radhë. 

Pas roleve të tyre kryesore në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017, në të cilin Holland luante Peter Parker dhe Zendaya portretizonte shoqen e tij të klasës Michelle, burimet thanë se ata kishin filluar të frekuentoheshin me njëri-tjetrin.

“Ata kanë qenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për ta mbajtur lidhjen private dhe larg vëmendjes së publikut, por kanë shkuar në pushime me njëri-tjetrin dhe përpiqen të kalojnë sa më shumë kohë të jetë e mundur me njëri-tjetrin“,- tha një person në korrik të vitit 2017.

Në atë kohë, dyshja qeshi me këto lajme në mediat sociale.

 Ndërsa pas fotos së fundit as çifti dhe asnjë nga përfaqësuesit e tyre nuk kanë reaguar publikisht.