Roberto D'Aversa pason Claudio Ranieri te Sampdoria

I shkarkuar nga Parma pasi dështoi në misionin e tij për të mbajtur skuadrën në  Serinë A, Roberto D'Aversa do të qëndrojë në elitën e futbollit italian. Tekniku u zyrtarizua këtë të dielë tek Sampdoria. "Roberto D'Aversa do të jetë trajner i ekipit të parë deri më 30 qershor 2023," thuhet në deklaratë.

Në moshën 45 vjeçare, D'Aversa do të zëvendësoi Claudio Ranierin, gjë që nuk do të jetë e lehtë pasi që ky i fundit  zuri vendin e nëntë sezonin e kaluar në Serinë A me Sampdorian.