Zyrtare/ Një Maradona sërish tek Napoli, djali i legjendës argjentinase merr drejtimin e klubit italian

Një Maradona sërish tek Napoli. Pikërisht 37 vjet pas mbërritjes së “El Pibe de Oro’s në Napoli, Diego Armando Maradona Junior është zyrtarizuar si trajneri i ri i Napoli United , një ekip futbolli multi-etnik i krijuar në Napoli në vitin 2009 për Promovimin e Integrimit Social përmes Sportit.

Sot, klubi italian, që militon në kategorinë e 5-të (Eccellenza)  se Maradona Jr do të drejtoj skuadrën duke filluar nga sezoni i ardhshëm. Napoli do të ketë emrin e Diegos në stadiumin e tij më të rëndësishëm dhe gjakun e Diegos në stolin e një prej ekipeve amatore të qytetit.