Sallatë me sardele
Përzierja e të gjithë perimeve me sardele, ju sjellin shije të mirë në një sallatë të bollshme.
Nevojiten:
? 250 gramë
? 200 gramë bizele
? 100 gramë karota
? 100 gramë tranguj turshi
? 2 konserva me sardele
? 2 vezë
? 200 gramë majonezë
? 1 lugë e mesme mustardë
? 1 limon
? kripë, piper i zi
Përgatitja:
1. Patatet e paqëruara zihen në ujë me kripë, e pastaj qërohen dhe pritet në kube.
2. Karotat pastrohen, priten në kube d he, bashkë me bizelet, zihen në ujë me kripë. Vezët zihen gjithashtu, qërohen dhe priten në kube.
3. Sardelet hiqen nga konserva dhe kullohen nga yndyra e tepërt.
4. Në enë të veçantë tunden majoneza, mustarda, lëngu i limonit dhe kripë e piper i zi sipas shijes.
5. Në enë të madhe përzihen perimet e ziera, vezët dhe sardelet. Përmbi derdhet përzierja e përgatitur me majonezë dhe të gjitha përzihen ngadalë.
Këshillë shtesë: Sallata e përgatitur lihet të qëndrojë në frigorifer nja 2 orë e pastaj shërbehet.