Favorit për një medalje në Lojërat Olimpike, atleti kuban arratiset nga ekipi kombëtar

Atleti kuban në kërcim së gjati, Jordan Diaz la shokët e tij të ekipit kombëtar në një kompeticion që po mbahej në Evropë, duke u përjashtuar menjëherë nga ekipi Olimpik, i cili ka 69 pjesëtarë.

Përjashtimi i Diaz nga ekipi Olimpik u konfirmua nga drejtori i Institutit Sportiv Kuban, Jose Antonio Miranda. Kubani konsiderohej nga të gjithë si atleti që kishte shanset shumë të mira për të fituar një medalje në Lojërat Olimpike në Tokio, të cilat fillojnë më 23 korrik.

Diaz fitoi të artën në Lojërat Olimpike Rinore në Buenos Aires në vitin 2018, teksa vazhdoi të performonte mirë edhe në kategoritë e të rriturve.

Ai mungoi për disa muaj për shkak të dëmtimit dhe infektimit me koronavirus, ndërsa kërcimi i tij më i mirë ishte 17.49 metra, i cili është gjithashtu rekord i ri i Kubës.

Sipas mediave spanjolle, Diaz ndodhet në Spanjë.