Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Spinazzolën, ja kur pritet rikthimi në fushë

Lajmi i keq ka ardhur. I dëmtuar të premten mbrëma në çerekfinale kundër Belgjikës (2-1) , mbrojtësi i Italisë Leonardo Spinazzola u nxorr me barrelë nga fushë në minutën e 79-të. Që qënë fillim pati frikë, për një dëmtim që do ta linte jashtë fushave për një kohë të gjatë. Ajo që pritej tashmë është konfirmuar: Leonardo Spinazzola do të qëndrojë për rreth 6 muaj jashtë fushave të lojës.

Një lajm i tmerrshëm për skuadrën e Roberto Mancinit pasi Spinazzola do të humbasë gjysmëfinalen kundër Spanjës, por do të mungojë edhe për Roma që pa dyshim do të duhet të bëjë pa shërbimet e tij për një pjesë të mirë të sezonit të ardhshëm.