'Lambda' tjetër variant i COVID, OBSH sërish në alarm

Lambda është varianti i ri i koronavirusit që ka tërhequr vëmendjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Të shqetësuara janë edhe autoritetet e shëndetit në Amerikën Jugore ku varianti u shfaq fillimisht, kryesisht për shkak të mutacioneve “të pazakonta” që përmban.

Lambda, që fillimisht është njohur si C.37, u zbulua fillimisht në Peru në vitin 2020 dhe që prej atëherë është përhapur në 27 vende të Evropës. Ky variant tashmë përbën 82% të rasteve të reja në Peru, sipas raportimeve.

Në Kilin fqinj, Lambda tashmë përbën rreth një të tretën e rasteve me Covid-19, sipas Financial Times.

Mikrobiologu Pablo Chukuyama nga Universiteti i Cayetano Heredia në kryeqytetin e Perusë, Lima tha se kjo tregon se shpejtësia e transmetimit të Lambda-s është më e madhe se çdo variant tjetër. Peruja ka shkallën më të lartë të mortalitetit në botë sa i përket koronavirusit, edhe pse, shkencëtarët nuk e dinë ende me siguri nëse mutacioni i Lambda është më ngjitës apo më vdekjeprurës.