Histori e denjë për filma Hollivud-i: Vodhi 8 milion euro, 28 vjeçarja kërkohet nga polica

Kjo histori mund të jetë material për një film Hollivudian.

Yasemin Gündo?an 28 vjeç e cila punonte në një kompani të shpërndarjes së parave në Gjermani, kërkohet në të gjithë vendin për vjedhjen e 8 milion eurove.

Sipas shtypit gjerman Tasemin Gundogan, punonte në Loomis, një kompani e shpërndarjes së parave në Bremen.

Detyra e Jaseminit ishte vendosja e kartëmonedhave të paketuara në kaseta parash për t’u futur më pas në ATM.

Më 21 maj Yasemin do të vendoste shuma të mëdha parash në kasë për klientët.

Por në vend të parave ajo paketoi qymyr dhe u largua nga puna me preteksin se ishte e sëmurë.

Kur kolegët e Yasemin Gündo?an u përpoqën të vendosnin kasetat e parave në ATM katër ditë më vonë, ata e kuptuan që ato ishin bosh.

 Është e paqartë pse vjedhja u zbulua kaq vonë.

Nga ana tjetër, policia ka bërë një deklaratë në lidhje me vjedhjen dhe kërkoi ndihmë nga publiku për të gjetur 28 vjeçaren, duke vënë në dukje se paratë ishin ngarkuar në një Mercedes Vito të zi me targë HB-DW 143, i cili ishte i vjedhur.

Ndërsa një person është arrestuar nën dyshimin e bashkëpunimit me Gündo?an, hetimi vazhdon në një shkallë të gjerë.