Anglia kaloi në gjysmëfinale, shiten me çmim stratosferik 60 mijë biletat në 'Uembli'

Pas fitores ndaj Ukrainës në “Oimpiko” të Romës, Anglia do të kthehet sërish në shtëpi për të luajtur gjysmëfinalen kundër Danimarkës më 7 korrik në Uembli.

UEFA ka lejuar një kapacitet prej 75% të stadiumit të pranishëm, çka i bie në shifra 60 mijë tifozë. Vetëm pak orë pas kualifikimi të Anglisë, në internet janë shitur të gjitha biletat duke thyer një rekord në këtë aspekt. Biletat varionin me çmime nga 345 euro në 595 euro, duke qëndruar vetëm pak orë në tregun online.

Por UEFA ka nxjerrë në shitje dhe biletat për finalen e madhe të 11 korrikut, të cilat për hire të vërtetës janë ekzagjerim më vetë. Një biletë për në finalen e “Uemblit” varion nga 5200 euro në 7300 euro, duke sjellë kështu fitime të mëdha në tregun e zi online.