Ja kush është njeriu me më shumë ndikim në tregjet financiare

Kërkimet e fundit zbulojnë se gati dy të tretat e investitorëve amerikanë e konsiderojnë Elon Musk si figurën më me ndikim në tregjet financiare sot.

Më konkretisht, një sondazh i kryer nga Investing.com dhe që përfshin 1,103 investitorë amerikanë tregoi se 63% e të anketuarve mbështesin fuqimisht CEO-n e Teslës si njeriu që bën komandimin e tregjeve financiare. 

Për më tepër, shumica e investitorëve (52%) janë pro miratimit të politikave nga shteti që synon të kufizojë fuqinë e emrave dhe lojtarëve të mëdhenj në industri, siç është Musk, kur bëhet fjalë për trajtimin e tregjeve financiare.

Kohët e fundit Musk ka pasur një ndikim të dukshëm në bitcoin dhe kriptovalutat e tjera.

 Edhe pse është e vështirë të identifikosh arsyet prapa lëvizjeve të kriptos, bitcoin shpesh lëviz kur Elon Musk bën postime në Tweet-er në lidhje me të.

Sipas sondazhit, postimet e miliarderit për ndikimin në mjedis të bitcoin i shtynë disa investitorë të shesin monedhat e tyre.

38% e investitorëve të anketuar thanë se nuk ishin të shqetësuar për ndikimin mjedisor të bitcoin derisa Elon Musk shkroi në Twitter. 

Ndërkohë, 30% e atyre të anketuar që ishin investitorë të bitcoin i shitën ato muajin e kaluar.

Megjithatë, 84% nuk ??ishin dakord me deklaratën se e ardhmja e bitcoin varet nga Musk.

Investitorët gjithashtu u dukën kryesisht të ndarë për sa seriozisht t'i merrnin postimet e Musk. 

33% i konsiderojnë postimet e tij të kriptovalutave "të bezdisshme", 27% i konsiderojnë "argëtuese" dhe 22% i përshkruajnë ato si "të padrejta", ndërsa 28% thanë se janë indiferentë për këtë çështje./businessinsider.in