28 vjetori i Adrola Dushit, ajo çfarë nuk u pa nga festa

Pak ditë më parë Adrola Dushi festoi ditëlindjen.

Modelja bukuroshe mbushi 28-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk munguan urimet e shumta nga njerëzit e zemrës.

Adrola organizoi një super festë mes miqsh, si dhe ndau foto në rrjete sociale. Mirëpo, një detaj e ka zbuluar vetëm së fundmi dhe bëhet fjalë për tortën.

Miqtë i kishin përgatitur modeles një tortë të personalizuar me fytyrën e saj dhe me një kurorë mbi kokë.

“Gëzuar më e bukura e botës”, shkruhej në tortë.