Pajisja që e mbron klientin nga mashtrimet e mundshme të kamerierit

Në Camden të Londrës, janë prezantuar pajisjet përmes së cilave klientët paguajnë pijet duke vendosur gishtin në to.

Sa herë që porosisin, ata duhet të kalojnë majën e gishtit nëpër pjesën e posaçme të pajisjes së prodhuar nga kompania Hitachi, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, regjistrohet secila herë që kanë porositur pije apo ushqim dhe krijohet baza e të dhënave për të gjitha gjërat që i janë shërbyer.

Detektori për vendosjen e gishtit, pasi të jetë porositur pija

Në momentin që kërkohet fatura, gjithçka është gati dhe nuk ka asnjë keqkuptim, apo fryrje të shumës.

Duke marrë parasysh se klientët dehen dhe harrojnë sa kanë pirë, si dhe kamerierët ndryshojnë masën e pagesës në përpjekje të fitojnë para, janë krijuar këto pajisje që shmangin shumë probleme.