VIDEO/ Pamje nga hoteli në Velipojë ku shpërtheu bombula e gazit

Dalin pamje nga nga ambienti i hotelit ku ka ndodhur shpërthimi i bombulës së gazit në Velipojë.

Siç shihet nga pamjet e publikuara nga FaxNews fuqia e shpërthimit ka qënë tepër e fortë, sa ka shkatërruar pothuajse të gjithë katin e parë e hotelit 3-katësh.

Personat e lënduar janë Klarisa Gjoka 15-vjeç, Danjela Gjoka 18-vjeç, Enriko Gjoka  19-vjeç dhe Alketa Gjoka 30-vjeç, të cilët janë dhe pronarë të hotelit ku ka ndodhur shpërthimi.