Shpërthen bombola/ Kush janë tre vajzat e reja dhe i mituri që u plagosën nga zjarri në Velipojë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të dielenë Velipojë, ku 4 anëtarët e një familje kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të bombolave të gazit në një hotel.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur Klarisa Gjika 15 vjeç, Danjela Gjoka 18 vjeç, Enriko Gjoka 19 vjeç dhe Alketa Gjoka 30 vjeç, pronarë të hotelit.

Bombolat kanë qenë në  një magazinë në pjesën e pasme të hotelit, të cilat kanë shpërthyer. 

Pas shpërthimit të bombolave ambjenti është përfshirë nga flakët, duke plagosur rëndë katër pjesëtarët e familjes.

Ndërkohë mesohet se të dëmtuarit do të dërgohen për mjekim të specializuar në Spitalin e Tiranës, pasi kanë djegie të konsiderueshme dhe gjendja e tyre shëndetësore është kritike.

Zjarri në banesën e familjes Gjoka ka rënë rreth orës 07:05 të mëngjesit, pas shperthimit të bombolave.

Velipojë/Shkodër 

Informacion Paraprak 

Më datë 04.07.2021, rreth orës 06:45, në fshatin Pulaj-Plazhë, rruga Nr.5, Velipojë, Shkodër, në një hotel tre katësh ka shpërthyer një bombul gazi, ku si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. Gj. 40 vjeçe, D. Gj. 19 vjeçe, K. Gj. 15 vjeçe, dhe E.  Gj. 12 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave të ngjarje.