E rëndë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Velipojë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë, ku në një banesë ka shpërthyer një bombël gazi.

Nga shpërthimi janë dëmtuar 4 anëtarët e një familje.

Nga zjarri janë dëmtuar tre gra dhe një fëmijë, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës.