Kane shpallet lojtari i ndeshjes në Ukrainë – Angli

Harry Kane është shpallur lojtari i ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Anglisë.

Kombëtarja e “tre luanëve” shkatërroi 4-0 Ukrainën duke siguruar në këtë mënyrë kalimin në fazën tjetër të “Euro 2020”. Golat e ndeshjes i realizuan Harry Kane në min 5’ dhe 50’, Harry Maguire në min 46’ dhe Jordan Henderson në min 63’.

Pas ndeshjes UEFA shpalli futbollistin e ndeshjes, ai është Kane. Sulmuesi ishte fantastik në këtë ndeshje, dhe kontribuoi me dy gola në fitoren e Anglisë.