Futbollisti i Gjermanisë rrëfen ankthin pas eliminimit: Më del ende në ëndërr rast i Mylerit

Joshua Kimish ka nisur pushimet e tij, ndonëse kjo verë nuk ka nisur aspak e lumtur për të dhe jo vetëm.

Për mesfushorin e Bajernit të Mynihut dhe Gjermanisë eliminimi ndaj Anglisë në 1/8-at djeg ende, madje është shndërruar në një makth, duke i shqetësuar edhe gjumin e natës futbollistit:

“Ndonëse kanë kaluar 3-4 ditë nga ndeshja e ‘Uemblit’, e vërteta është që nuk arrij ende ta kapërdij atë rezultat, atë humbje që kurrsesi nuk e meritonim. Në ëndërr më del çdo ditë ai rast i Mylerit, i cili nëse do të kishte përfunduar në gol, jam i bindur se rrjedha e 1/8-ave do të kishte marrë ndryshe.

Na vjen keq, pasi kishim mundësi dhe duhej të bënim shumë më shumë në fushë. E kam ndërgjegjen e rënduar, se di ku do ta kaloj”, tha 26-vjeçari.