SHBA/ Kurohet në spital nga Covid-19 për 4 muaj, fatura i shkon rreth 3 milionë dollarë

Një faturë spitali 2.8 milion dollarësh u bë virale në TickTock, pasi përfshinte koston e trajtimit të një njeriu që u sëmur rëndë me Covid-19.

Imazhi që shumica prej nesh kanë për sistemin e kujdesit shëndetësor në SHBA është se nëse nuk keni sigurimin shëndetësor, atëherë duhet të paguani shtrenjtë për gjithçka që ju nevojitet.

Por kjo faturë e spitalit amerikan ishte tmerrësisht e shtrenjtë, plot 2.8 milionë dollarë ose 280 milionë lekë të rinj apo 2 miliardë e 800 milionë lekë të vjetra.

Po, e keni lexuar mirë: 2.8 milionë dollarë.

Ai u shtrua në spital për 4 muaj për shkak të koronavirusit dhe duhej të mbahej edhe në njësinë e kujdesit intensiv.

Personi që publikoi faturën në rrjetin social nuk sqaroi nëse do të duhet ta paguajë ai të plotë apo vetëm një pjesë të saj dhe pjesën tjetër, siguracioni. Megjithatë shuma është vërtet marramendëse.