Anglia fiton pjesën e parë përballë Ukrainës

Ka përfunduar pjesa e parë mes Anglisë dhe Ukrainës.

“Tre Luanët” po fitojnë me rezultatin 1-0 ndaj Ukrainës në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Kampionatit Europian.

Anglia e nisi shumë mirë ndeshjen dhe realizoi gol të shpejtë në min e 4’ me anë të Harry Kane pas asistimit të Raheem Sterling. Në vazhdim anglezët dominuan lojën dhe patën disa goditje të rrezikshme por pa arritur të realizojnë gol tjetër.

Ukraina nuk pati ndonjë rast që vlen të përmendet pas 45 minutave të para, dhe mbetet të shihet a do të ketë reagim në pjesën e dytë.