Skadojnë në fund të korrikut, Sllovakia i dhuron Shqipërisë vaksina ruse

Thuajse 4 muaj më parë, Kryeministri Sllovak, Igor Matoviç mori një vendim të një anshëm për blerjen e vaksinës ruse, Sputnik V, një vendim që do ta paguante shtrenjtë dhe do të rrëzonte qeverinë e tij.

Kërkesa për Sputnik në Sllovaki është aq e ulët saqë qeveria tani po kërkon të shes ose dhurojë shumicën dërrmuese të 200 mijë dozave që bleu qeveria e Matoviç.

Dhe kush tjetër pritet të përfitojë nga mbetjet e Sputnik V të Sllovakisë? As më pak e as më shumë, por vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipëria.

Media prestigjoze ‘Politico’ shkruan se nga 200 mijë doza që vendi bleu fillimisht, do të dhurojë 160 mijë dozat e mbetura, të cilët skadojnë në fund të muajit korrik.

Kjo vjen si rrjedhojë e anulimit të programit të vaksinimit me vaksinën ruse ‘Sputnik V’ në Sllovaki.

Ndërkohë që këto vaksina që kanë mbetur stok, 4 vendet që pritet të marrin dozat e vaksinës janë: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi si dhe Bosnjë-Hercegovina, ndërsa Kosova nuk është përmendur në artikull.

Që nga fillimi i vaksinimit në Sllovaki janë dhënë plotësisht 3,65 milion doza vaksinash, ndërsa vetëm 1,61 milion qytetarë kanë marrë dozat e plota. /Marrë nga Politico.eu