Kush e vrau Jim Morrison? Çfarë ndodhi vërtet me yllin e Doors!

Një yll i rokut që vdiq tepër i ri, një rebel me një talent të jashtëzakonshëm.

Jim Morrison njeriu i cili elektrizoi botën me këngë të tilla si LA Woman e Riders On the Storm u gjet i pajetë në një vaskë në Paris.

Jim ishte vetëm 27 vjeç.

Certifikata e tij e vdekjes tregon se kishte ndërruar jetë nga shkaqe natyrale pas një nate të harbuar në kryeqytetin francez.

Por 50 vjet më vonë, teoritë e konspiracionit kanë ngritur krye dhe hedhin dyshime mbi mënyrën sesi u shua ylli i Doors-ave.

The Sun thotë se ka prova të forta që tregojnë se këto supozime nuk janë krejtësisht të pabazuara.

Dëshmitarë okularë tregojnë se Morrison atë natë, kishte pirë disa birra e vodka dhe kishte marrë heroinë nga dy shpërndarës që punonin për një playboy francez, i njohur si trafikantëve i yjeve, Jean de De Breiteuil.

Sipas tyre, ajo dozë i mori jetën Jimit, por mund të ketë qenë aksident, sepse ishte shumë e fortë.

De Breiteuil vdiq dhe vetë nga droga disa muaj më vonë në moshën 22-vjeçare.

Raporti i mjekut Max Vassille  mbi vdekjen e Morrison sakaq pretendon se këngëtari vuante nga ulcera e stomakut dhe probleme me astmën, ndërsa kishte insistuar që vdekja ishte natyrale, ndaj sipas tij, nuk kishte nevojë për autopsi.