‘Nuk u eliminuam prej sek*it’/ Federata reagon pas largimit të ‘Gjelave’ nga EURO 2020

Federata franceze e futbollit ka reaguar në lidhje me akuzat që kanë shpërthyer së fundi në vend pas eliminimit nga Zvicra të kampionëve të botës në 1/8-at e EURO 2020. Tensionet pas eliminimit ishin tepër të mëdha, madje edhe mes lojtarëve, por edhe më gjerë.

Brenda Federatës Franceze të Futbollit, e prekur ekonomikisht nga eliminimi, ky dështim është përjetuar gjithashtu keq, ndërkohë që, kritikët drejtojnë gishtin nga kushtet e akomodimit, të cilat nuk do të ishin të përshtatshme.

Fajtore dhe sigurisht rol shumë të rëndësishëm ka luajtur drejtoresha e përgjithshme, Florons Harduen, e cila përveç keqmenaxhimit të disa situatave, ka organizuar një udhëtim në Budapest me sponsorët Francës me rastin e Francë-Hungarisë duke e ditur fort mirë se buxheti i federatës ishte në deficit. Për akomodimin e Francës (të zgjedhur nga UEFA, si për të gjitha kombëtaret), ku lojtarët ndiheshin pak të mbyllur, Noel Lë Gre, presidenti i Federatës franceze, deklaroi:

“Mjaft folëm për hotelin, seksin apo kushtet e tjera. Nuk kemi humbur ndeshjet për shkak të hotelit. Ishte fusha e qendrës së trajnimit që në të vërtetë nuk ishte e mirë e këtë mund ta pranoj atë. Por, nëse do të themi që nëse do të kishim ndryshuar hotelin nuk do të kishim pësuar dy golat e fundit nga Zvicra do të ishte e tepërt…”