U kap me kokainë 2 ditë më parë, dëshmia skandaloze e policit: Jam përdorues...

Ditën e sotme, Gjykata e posaçme la sot në burg efektivin e komisariatit numër dy në Tiranë Elefterios Sullaj, i cili u arrestua dy ditë më parë së bashku me Mikel Zhegun dhe Ersi Tafën me akuzën e korrupsionit dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Nga raportimet e medieve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin që drejtohej nga Sullaj, policia gjeti një sasi kokainë që dyshohet se do të trafikohej nga këta persona.

Përballë gjykatës Sullaj ka mohuar se ka qenë i përfshirë në trafikun e lëndës narkotike, duke u shprehur se është vetëm përdorues dhe është shok me Mikel Zhegun.

Sipas prokurorisë, hetimi ka nisur në 2019-tën dhe ka rezultuar se, gjatë komunikimeve telefonike efektivi favorizonte në aktivitetin kriminal të shitjes së kokainës.

Mikel Zhegu sa herë ndalohet nga policia komunikonte në telefon me Sullajn, ku ky i fundit i thotë “jepu ndonjë kafe se atë duan ata dhe të lënë”.

Ndërkohë në disa komunikime tjera, polici i kërkon Zhegut lëndë narkotike./ abcnews/