Çeki – Danimarkë, ja kush shpallet futbollisti i ndeshjes

Danimarka ka mposhtur 2-1 Çekinë dhe është kualifikuar në gjysmëfinalen e Kampionatit Europian.

Golat për Danimarkën i realizuan Thomas Delaney në min e 5’ dhe Kasper Dolberg në min e 42’, kurse për Çekinë shënoi Patrick Schick në min e 49’.

Pas ndeshjes UEFA shpalli futbollistin e ndeshjes, ai është Delaney. Mesfushori ishte fantastik në këtë ndeshje dhe e ndihmoi Danimarkën me golin e tij të shënuar në min e 5′.