Surprizon futbollisti 25-vjeçar i Anglisë: Tani do të isha duke pirë në plazh...

Xhek Grilish do ishte duke e shijuar këtë Europian nga diskotekat dhe plazhet e Europës, nëse Garet Sauthgejt nuk do ta kishte grumbulluar me Anglinë.

“Do të isha duke udhëtuar kudo dhe do të isha nëpër pabe apo gjëra të tilla. Më pëlqejnë shumë”, tha sulmuesi i Aston Vilës, i cili ka dhuruar dy asiste në këtë turne, pavarësisht se në vetëm një ndeshje ka luajtur titullar:

“Lojtari më i pabesueshëm i Anglisë është Herri Kejn. Ai është më i miri me të cilin kam luajtur”.