Aksidenti në Lezhë: 7 persona të plagosur, 3 prej makinave drejtoheshin nga femra

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i katërfishtë në Lezhë, ku 7 persona mbetën të plagosur.

Sipas burimeve për mediat, shkak i aksidentit të jetë bërë një parakalim i gabuar i shoferit me makinën me targa të huaja, ndërkohë bëhet me dije se 3 nga makinat drejtoheshin nga femra.

Gjithashtu një nga makinat e përfshira në aksident ka dalë jashtë rruge duke përfunduar në një parcelë. Si pasojë e përplasjes, 7 persona kanë përfunduar në spital.

Katër prej tyre kanë përfunduar në spitalin e Shkodrës, sepse janë më rëndë, ndërsa 3 janë dërguar në spitaline Lezhës.

Në makinën me targa të huaja ka pasur dhe fëmijë, ndërkohë bëhet me dije se 3 nga makinat drejtoheshin nga femra, ndërsa 1 nga mashkull.

Makina me targa të huaja është tip Ford. Disa nga të lënduarit janë të moshave 12, 17, 15, 18, dhe 58 vjecc.

Bëhet me dije nga Policia se personat e lënduar janë të gjithë me shtetesi shqiptare./ Faxweb/