Formula 1/ Verstappen i pandalshëm, fiton 'pole position' në Austri, zhgënjen Hamilton!

Max Verstappen nuk ka ndërmend të ndalet. Piloti holandez i Red Bull ka siguruar pole position-in e radhës dhe do të niset nga vendi i parë nesër në Çmimin e Madh të Austrisë.

Pas tij do të jetë surpriza Lando Norris (McLaren), i ndjekur nga Sergio Perez (Red Bull).

Vend i katërt për Lewis Hamilton me Mercedes-in e tij. Zhgënjejnë edhe Ferrari-t, që kanë përfunduar jashtë Top 10.